Aktualitet

Taskforca anti-Covid/ AKU kryen 365 inspektime, asgjësohen 149,8 tonë produkte ushqimore të pasigurta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 13/08/20 |
mapo.al

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 365 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid.


Sipas AKU-së, vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, në çdo monitorim nga Taskforca.


Me kërkesë të vetë subjekteve është kryer proceduara e asgjësimit të 149,8 tonë produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.


Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 9 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas