Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tatjana, tifozja që ndjek Partizanin prej 50 vitesh në çdo ndeshje

by ro ot
03/11/2019
in Aktualitet, Kryesore, Personazh, Sport
0

Nga Freard Rista

Ishte viti i largët 1993, hera e fundit që skuadra e Partizanit fitoi titullin kampion në Shqipëri. Tatjana Rexha e mban mend mirë. Ka qënë aty. Po ajo dhe gjithë tifozët e tjerë duhej të prisnin dhe 26 vite për të festuar sërish. Këtë vit “Demat e kuq” u shpallen kampion. Klubi i Partizanit dhe fansat e tij janë në ekstazë. Mbështetësja më e veçantë është 64-vjeçarja Tatjana Rexha. Ajo ka shkuar për herë të parë në stadium në vitet 80’ kur ishte rreth 25 vjeçe. Prej asaj dite nuk i është ndarë më Partizanit. Tana siç njihet, tregon për gazetën Mapo si u lidh me këtë skuadër dhe pasionin që e shoqëroi në 50 vite. Ashtu si e përhumbur në kujtime, rrëfen me një nostalgji të thellë momentet e para.

“Më kujtohet kështu turbullt në kohën e monizmit, kur mblidheshim dhe e ndiqnim skuadrën e Partizanit. Isha adoleshente në atë kohë. Nuk shkonim në stadium, sepse ashtu ka qenë mentaliteti. Kishte femra që shkonin, por jo shumë, sipas familjeve. Unë në fillim e kam ndjekur me anë të radios, pastaj, pas viteve 70’ në televizor, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm, derisa vendosa të shkoj vetë atje, në stadium”.

Tatjana është shembulli i atyre njerëzve që moshën e konsiderojnë thjesht një numër. Sot, një gjyshe në pension, por e qeshur, sportive, admiruese e çiklizmit dhe frekuentuese e rregullt e ndeshjeve të futbollit të Partizanit, Tana është me të vërtetë një frymëzim. 20 vitet e para të punës i ka kaluar në ushtri. Edhe pse në një ambjent me disiplinë të hekurt, nën sfondin e një shoqërie maskiliste, pasioni për futbollin dhe skuadrën e zemrës nuk u shua asnjëherë.

“Kur isha 14 vjeçe u regjistrova në volejboll me Partizanin, luaja, por babai më vuri re, pasi rashë nga mësimet, dhe më hoqi. Mirëpo kur shkova në ushtri, bënim ndeshje mes reparteve. Pasi mbaroja punën, shkoja aty ku ishte oficeri roje dhe ushtarët dhe mbaja vesh në radio kur luante Partizani. Me thënë të drejtën për futbollin dhe më shumë për Partizanin, jam shtyrë edhe nga kunetërit, pasi ata kanë qenë tifozë me Partizanin. Edhe me biçikletë shkonin nëpër rrethe”.

Sot është vështirë të bëhen të tilla sakrifica për të parë një ndeshje futbolli, sidomos tek ne ku cilësia e sportit lë për të dëshiruar. Interesi për futbollin ka rënë, kjo për shumë arsye. Edhe Tatjana, si frekuentuese e rregullt e Partizanit, e pranon që si futbolli dhe mënyra si bëhet tifo për një skuadër, ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.

“Në atë kohë futbolli ka qenë shumë i ndjekur, ka pasur shumë tifoza, kishte lezet të shihje një ndeshje. Më parë ne bëheshim bashkë dhe duartrokisnim, edhe për skuadrën kundërshtare, nuk ofendonim njeri-tjetrin, hynim dhe dilnim bashkë nga stadiumi. Tani është ndryshe, pasi dhe shoqëria ka ndryshuar. Ka ndryshuar sistemi dhe brezat”, thotë ajo.

Në një shoqëri të mbyllur dhe maskiliste si e jona, Tatjana nuk e ka pasur të lehtë për të qënë tifoze e pandarë e Partizanit. Në radio, gazetë, televizor apo stadium, ajo ka qenë gjithmonë, hap pas hapi me skuadrën e zemrës.

“Në fillim e kam pasur ca të vështirë për shkak të familjes, mentalitetit të shoqërisë. Por tani unë jam grua e martuar, edhe fëmijët i kam të rritur dhe gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë, edhe sot kam motrën e madhe e cila nuk është dakord që unë shkoj në stadium, sidomos nëpër rrethe, është fanatike. Por unë nuk i dëgjoj. Kur jam në stadium, tifozët “Guerrilsa” më japin një adrenalinë të paparë që nuk mund ta përshkruaj. Edhe unë transformohem, më duket vetja 20 vjeçe. Kam mësuar edhe këngët e tyre”.

Tana tregon se bashkëshorti i saj me kalimin e kohës është mësuar dhe e ka pranuar këtë pasion të sajin.

“Me thënë të drejtën bashkëshorti im nuk e ndjek futbollin. Nuk i pëlqen që unë shkoj nëpër stadiume, sidomos në rrethe, por unë iki. E kam marrë nja dy herë me vete, por ai nuk ka ardhur në stadium, ka qendruar te njerëzit e tij, e që atëherë nuk ka ardhur më”.

Teksa dëgjon rrëfimin e saj, Tana të jep përshtypjen e një femre që ka thyer tabu në këtë vend, ku ende edhe sot është gati jo e zakonshme që femrat të shkojnë në stadium, për shkak të fjalorit që përdoret, agresivitetit, dhe shfryrjes maskiliste në kor.

“Me thënë të drejtën ofendimet nuk janë gjë e mirë, sidomos për ne që jemi femra, por tifozeria i ka këto gjëra. Madje, ka raste që edhe ne femrat përfshihemi në këtë vorbull e bëjmë njësoj si çunat. Na dalin fjalët pa dashje, sepse përfshihemi, bëhemi njësh me tifozët e zjarrtë. Por, ka edhe raste që i bëjmë me dashje kur shohim padrejtësi në fushë nga ana e arbitrave”.

Kur flet për Partizanin fytyra dhe sytë i ndryshojnë. Bëhet nostalgjike dhe e tëra përfshihet nga emocionet.

“Unë mezi e pres fundjavën që të shkoj e ta shoh në stadium. Nuk i ndaj gazetat e sportit. Mua Partizani dhe ata tifoza më gjallërojnë. Edhe mërzitem kur humbim, ose kur na dënojnë. E përjetoj shumë. Madje kujtoj njëherë një humbje të thellë, kur ishim në Gjirokastër dhe pësuam 5 gola. Atë ditë nuk e harroj kurrë, madje edhe kam qarë (përlotet). Megjithatë kur jemi kthyer, për të hequr atë mllefin, kemi kënduar. Por di të them që nuk ka emocion më të madh se sa kur shoh derbin kundër Tiranës. Ky vit ka qenë shumë emocionues pasi u shpallëm kampion në ndeshjen që mundëm Tiranën 2-1. Për mua kjo është gjëja më e bukur, më emocionuese”, Tatjanën e mbërthen emocioni dhe ca kokrra lot i rrëshqasin.

Eshtë e vërtetë që emocionin që ta dhuron një ndeshje ‘derbi’ nuk ta dhuron asnjë ndeshje tjetër. Tatjana pranon që thellë thellë nuk dëshiron ta shohë Tiranën të bjerë nga kategoria, pasi emocioni i një përballje me ta do t’i mungonte.

“Më beso kur të them, që unë, grua 64 vjeçe, në një moment kur nuk na kanë lejuar të hyjmë, kemi shpërthyer derën dhe jemi futur brenda, në ato momente unë kam qarë. Ka pasur raste kur kemi fituar, nga gëzimi kam kënduar e kërcyer”.

Duket që pasioni që ajo ka për futbollin e sidomos për Partizanin është shumë i madh. Këtë pasion ajo ja ka trashëguar si djalit edhe mbesës së vogël, të cilën kur mundet e merr me vete në stadium.

Vështirë të besosh që në Shqipërinë tonë të vogël e të mbushur me steriotipe gjinore, ka edhe të tilla gra, që pavarësisht paragjykimeve ja dalin të mbijetojnë. Tatjana është një gjyshe për t’u admiruar, dhe një rast i gjallë i harmonisë mes brezave.

Darkën e 12 Majit, duket se s’do ta harrojë kurrë.

“Ditën që fituam ndaj Tiranës dhe u shpallëm kampion unë isha në tribunë. Ishte një ndeshje me shumë emocione. Pas fitores u futa në fushë, kisha dhe mbesën me vete. U takuam me lojtarët. Pastaj i pritëm futbollistët te dera, derisa hipën në autobus dhe u larguan. Duke qenë se kisha mbesën me vete nuk mund të shkoja të festoja me lojtarët, kështu që shkova në një lokal dhe festuam të dyja, pimë diçka”, e mbyll rrëfimin e saj Tatjana.

Tags: 50 vite tifoze e partizanitfreard ristapartizanipartizani kampionTatjana Rexha

JU SUGJEROJME

Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen
Bota

Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen

05/07/2022
Putin mesazh urim për Bajram Begajn, “shëndet dhe suksese në detyrën e tij”
Bota

Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës

05/07/2022
Identifikohen dy shqiptarët që u gjetën të plagosur në mes të rrugës në Itali
Bota

Shqiptari në Itali rrezikon deri në 30 vjet burg, iu gjet mbi 30 kg kokainë

05/07/2022
Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë
Kosova

Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë

05/07/2022
Next Post
Sot zgjedhjet për Parlamentin Europian, votohet në 21 shtete

Sot zgjedhjet për Parlamentin Europian, votohet në 21 shtete

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen
  • Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës
  • Shqiptari në Itali rrezikon deri në 30 vjet burg, iu gjet mbi 30 kg kokainë
  • Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë
  • Fytyra i merr flakë në pak sekonda, shfaqja me pishtarë e ndezur shkon keq



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In