Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh pas mbledhjes me deputetët, se formula që ka propozuar mazhoranca për listat, ofron lista 100 përqind të hapura.
Kjo sipas tij, sepse çdokush e ka emrin në listë, dhe kërkon votat e qytetarëve.
Balla, nuk dha asnjë shpjegim, se përse ngelet ende kriter për hyrjen në parlament renditja që do t’u bëjë emrave kryetari i partisë.
Ndërkohë që kandidatët, që nuk kanë pozicionin e duhur, do t’u duhet të marrin një prag votash që në shumicën e qarqeve tona, shkon mbi 10 mijë.
Balla është mbrojtur me idenë, se ky është një model që është marrë në vende të BE, si Kroaci, Austri, Belgjikë, e Çeki.
Numri dy i rilindjes, u shpreh se ka ikur koha kur reformat zgjedhore të bëhen me arnime alla-shqiptare.
I pyetur se përse nuk pranojnë ekspertizën e OSBE-ODIHR, teksa kanë edhe Presidencën, Balla tha se këto janë çeshtje të sovranitetit të vendeve.
LEXO EDHE: