Aktualitet

Tavo: Rilindja e pashpresë! Më 25 prill opozita i shorr shushunjat nga pushteti









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 13/01/21 |
mapo.al

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo thotë se më 25 prill, Opozita e Bashkuar i shporr nga pushteti shushunjat që u kanë thithur gjakun shqiptarëve në tetë vitet e fundit.



Në një intervistë për “standard”, Tavo shprehet se diversionet e Rilindjes së Edi Ramës për të përçarë opozitën janë të pashpresa.


I pyetur se në disa media është përngjitur emri i tij me atë të ish-minsitrit Nasip Naço, duke pretenduar se shumë shpejt dhe ai do largohet nga LSI, Tavo dha këtë përgjigje:




Jo. Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë i përkushtuar për largimin e sektit të “rilindjes” që nuk përfaqëson socialistët e thjeshtë por vetëm një grup shushunjash që thithin gjakun e familjeve të thjeshta.



Këto diversione të vjetra të sektit të “rilindjes” për largime apo sabotime nuk pijnë më ujë dhe nuk e shpëtojnë dot nga largimi i sigurtë më 25 prill.


25 prilli është një datë e rëndësishme pasi i jepet fund një herë e përgjithmonë këtij sekti malinj që varfëroi shqiptarët, zhyti vendin në mjerim, shpopulloi vendin, largoi rininë, dhe pengoi integrimin e vendit në familjes evropiane.

1


Etiketa: , , ,

Pas