Aktualitet

Taylor Swift i dedikoi këngë ish-it: Ç’mendim ka gruaja e tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 08/04/21 |
mapo.al

Më 7 prill, Taylor Swift publikoi “Mr. Perfectly Fine”, një këngë, e cila flet për një ndarje që e la atë të thyer emocionalisht. Kënga është shkruar në 2008-ën, kohë gjatë së cilës këngëtarja ishte në një lidhje me Joe Jonas, prandaj kjo i bën njerëzit të thonë se ajo është një dedikim për të.





Sido që të jetë e vërteta, duket se gruaja e Joe Jonas, aktorja Sophie Turner, po e pëlqen shumë këngën. Në një postim në Instastory ajo shkruan:


“It’s not NOT a bop”, që do të thotë “s’mund të them që kënga s’është fiksuese”. 




Taylor Swift (ndoshta) i dedikoi këngë ish-it, Joe Jonas:


Edhe Swift i është përgjigjur, duke ripostuar story-n dhe duke shkruar:


“I përulem përgjithmonë mbretëreshës së Veriut”, referuar rolit të Sophie në Game of Thrones.

Taylor Swift (ndoshta) i dedikoi këngë ish-it, Joe Jonas:

Ky ishte ndoshta konfirmimi se po, kënga është për Joe, por kanë kaluar 13 vite dhe publikimi i saj, s’përbën problem për asnjë.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas