Prej disa ditësh këngëtarja e famshme kosovare Tayna ndodhet në Amerikë, ku po bën pushime së bashku me miken e saj, modelen Vildane Zeneli. Por mesa duket nuk është vetëm me Vildanen!
Nga postimet në “Instastory”, kuptohet se Tayna po i kalon pushimet me grup shoqëror, pasi me ta ndodhet edhe këngëtari i njohur Seven Saraqi.
Ata kanë publikuar një video ku shfaqen duke qeshur. Ajo gjithashtu pozoi në “The Hamptons”, zonën ku pushojnë më të pasurit në Amerikë.