Tayna po korr sukses me muzikën e saj edhe përtej kufijve. Kënga më e fundit, “Sicko”, është shpërndarë së fundmi edhe nga ylli i Real Madrid, Vinicius Junior.
Madje, ai i ka bërë edhe tag këngëtares. “Sicko”, e cila është publikuar më datë 15 tetor, ka marrë deri më tani mbi 5 milionë klikime.
Suksesi i Taynës përtej Shqipërisë dhe Kosovës u konfirmua edhe para pak ditësh, kur u shfaq në kopertinën e revistës së huaj “Life Germany”. “Tayna do të pushtojë botën e muzikës”-shkroi revista gjermane në llogarinë e saj në “Instagram”.