Që në momentin që publikoi këngët e parë, pothuajse çdo projekt muzikor i Taynës është kthyer në hit. Kur bëhet fjalë për VIP-at, e sidomos Taynan, fansat janë kuriozë edhe për jetën private.
Reperja nuk ka folur asnjëherë për këtë, madje ka deklaruar se është beqare dhe çdo sukses e ka arritur me forcat e veta. Por një fotografi që ka publikuar në ‘Instagram’, i ka bërë përshtypje të gjithëve.
Tayna është surprizuar me 5 kuti me trëndafila të kuq në formë zemre, të cilat formonin emrin e saj.
Se kush ia ka dhuruar reperes lulet, mbetet për t’u zbuluar me kalimin e kohës.