Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi sot se një pjesë e të ardhurave nga gjobat e vendosura për mbajtjen e detyrueshme të maskës, do të përdoren për sigurinë rrugore.
Gjatë fjalës në Komisionin e Sigurisë, Lleshaj tha se kjo skemë përdoret në shumë vende të botës, ndërsa shprehu nevojën e Ministrisë së Brendshme për shtim të kapaciteteve.
“Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjobat do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës. Sot ne nga të ardhurat nuk kemi tagër të përdorimit të tyre.
Ministria e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e Policisë së Shtetit. Kemi nevojë për drone, jemi shtet me Polici të vogël.
Duhet ndërtuar një qendër trajnimi për strukturë të brendshme. Vendi ynë është një vend që ende që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni.
Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdha sa i përket monitorimit të kufirit, si dhe duhet teknologji në analizën e komunikimeve elektronike”,– tha ministri Sandër Lleshaj.