Aktualitet

“Të bëj bllok”, Lei Kraja shuan dyshimet mbi pamjen, poston foton e pasaportes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 17/03/21 |
mapo.al

Moderatorja bukuroshe e sportit, Lei Kraja është një ndër më të komentuarat në mediat rozë.






Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj një foto të pasaportës amerikane.  Në këtë postim vihej re se moderatorja kishte flokët e kapura dhe një make up profesional, krahas së cilës shkruante:


“Fotoja më e pastër e pasaportës, Shtetet e Bashkuara”.





 



View this post on Instagram

 



A post shared by Leila Kraja (@leikraja)

Ndërkohë, pak orë para postimit të kësaj fotoje, ajo reagoi përmes një statusi në InstaStory, ku u drejtohej personave që komentojnë negativisht në rrjetet e saj sociale.

“Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre. Jo të gjithë do të të pëlqejnë. Kjo është totalisht në rregull. Por e dini çfarë ndodh kur dikush komenton shumë negativisht ose në mënyrë ofenduese?

Unë të bëj bllok. Ti nuk ke privilegjin të marrësh një përgjigje nga unë.

I dua të gjithë ndjekësit e mi pozitivë! Ju falënderoj për energjinë pozitive”, shkroi Lei në gjuhën angleze.

Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin tregoi të gjithë momentet më të vështira të jetës. Moderatorja sportive tha se vështirësitë e jetës së saj i ndau në 3 etapa, kur u divorcuan prindërit, kur vendosi të jetonte e vetme në New York dhe rikthimi në Shqipëri.

Gjatë rrëfimit për divorcin e prindërve Lei nuk mundi të mbante as lotët, teksa kujtoi sakrificat e të ëmës për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj e vetme në mes të Amerikës.

1


Etiketa:

Pas