Gazetarja Rudina Xhunga ka reguar pas gjesteve që kryeministri Edi Rama bëri në studion e emisionit të saj “Dritare me Rudinën”.
Në një intervistë për “Tirana Post”, gazetarja ka thënë se shumicën e memeve, të cilat ironizojnë kryeministrin Rama i ka shpërndarë vetë në rrjetet sociale.
Kurse pyetjes se a pi kafe në zonën e ish- bllokut gazetarja u përgjigj kështu:
“Lëre, se boll meme kam parë këto kohë. Me Bllokuuuun. Disa prej tyre i vura edhe vetë në Instagram. Ishin shumë të bukura. Kam qeshur edhe unë si shumëkush i bëri dhe shpërndau, edhe pse isha personazh. Fuqia e komikes është magjike. Është e pakrahasueshme me mënyrën serioze të komunikimit. Tani njerëzit e duan në këtë mënyrë informacionin, përzier me humor, ironi. Ndaj i shijova memet “te Bllokuuuu”. Duke u kthyer te pyetja, unë nuk pi kafe te Blloku. Me ngjante emisioni këtë herë si Portokallia. Nuk reshtin memet. Çfarë talentesh kemi, që kanë pushtuar boten digitale. Unë rri dhe i gjej, i ndjek, i pëlqej, edhe kur më tallin mua”, tha Rudina.