Nëse i dashuri juaj është ankuar se jeni shumë temperamente dhe ju kërkon vazhdimisht të qetësoheni, atëherë nuk keni më nevojë të brengoseni për këtë. Kjo për shkak se një studim i ri ka zbuluar se femrat me personalitet të fortë duhet të konsiderohen si perla të vërteta nga partnerët e tyre me fat. Sipas hulumtimit në fjalë, këto të dashura faktikisht mund të jenë duke ua zvogëluar rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve si diabeti partnerëve të tyre.






Përfitimet e të qenit në disponim të keq


Pasojat negative të pasurit një personalitet të fortë janë të diskutueshme, por sigurisht që ka edhe përfitime. Shkencëtarët faktikisht kanë zbuluar se temperamenti i keq mund të ketë ndikim në çështjet shëndetësore të njerëzve në lidhje, duke u përqendruar kryesisht në potencialin për zhvillimin e diabetit.





Çfarë duhet pasur parasysh?



Një total prej 1,228 njerëzve dhe partnerëve të tyre kanë marrë pjesë në studim. Çiftet janë pyetur për nivelet e kënaqësisë që i ndjejnë në lidhje, sa të lumtur janë me partnerin dhe nëse e shpenzojnë kohën e lirë bashkë. Ata gjithashtu janë pyetur për sa shumë i besojnë njëri-tjetrit dhe sa të hapur janë, e gjithashtu edhe për kërkesat dhe kritikat që ndihen se partnerët ua bëjnë.



Rezultatet kanë dalluar në baza gjinore

Kualiteti i lidhjes dallon varësisht nga gjinia e pjesëmarrësve. Femrat të cilat kishin raportuar për një ambient më pozitiv kishin pasur një rrezik më të reduktuar në zhvillimin e diabetit në të ardhmen. Kjo për shkak se ato janë më të vetëdijshme për mënyrën si ndërveprojnë me partnerët, e kjo pastaj ka efekt të dukshëm në shëndetin metabolik.

Kontrolli është çelësi…

Zbulimet sa i përket meshkujve i kanë befasuar hulumtuesit sepse ka ndodhur e kundërta nga femrat. Meshkujt të cilët kishin qenë në lidhje me një femër e cila kishte pëlqyer të kishte kontroll konstant dhe t’i kritikonte ata apo të bënte kërkesa të shumta, kishin pasur rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit.

Shenjë e inteligjencës

Femrat me temperament të keq zakonisht marrin vendime më të mira sepse janë më të mençura. Gjëja është se ato janë shumë skeptike, e kjo pastaj i bën ato të marrin vendime më të analizuara dhe objektive. Plus, ato dinë ta artikulojnë një mesazh në mënyrë më efektive dhe më të mirë.