Nuk ka më dyshime që Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj gjenden në një lidhje dashurie. Ata janë pikasur ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në një nga pikat e kompanive celulare.
Burime për Mapo bëjnë me dije se cifti është fotografuar pak përpara se të ndërmerrnin udhëtimin ajror drejt Italisë. Po të njëjtat burime shprehen se Arbana është pikasur gjatë gjithë kohës në tentativa për t’u mos identifikuar, duke përdorur si element maskues syze. Përpos kësaj, mësohet se ata kanë zgjedhur për t’u mos ulur përkrah njëri-tjetrit në avion.
Me c’kuptohet, cifti ndan së bashku pasionin për të udhëtuar. Duhet thënë se komentet e shkëmbyera midis tyre dhe fotot e realizuara nga të njëjtat vende, na e kanë prezantuar ngahera këtë histori dashurie.