Aktualitet

Të dehur dhe pa dokumente, arrestohen 3 shoferë në Elbasan






               Publikuar në : 09:34 - 16/05/19 |
mapo.al

Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 shoferë të cilët ishin të dehur dhe nuk kishin asnjë dokument për motorrat e tyre. Ata u ndaluan në Cërrik nga Policia Rrugore. Të 3 dyshohet se kishin qënë në një festë, por përveçse të dehur, nuk kishin asnjë dokument.


Njoftimi i policisë:

“Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore  në të gjitha akset rrugore të Qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve   dhe  rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.K., 60 vjeç  dhe  M.Xh., 24 vjeç,  banues në Cërrik, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.  Si dhe I.M, 50 vjeç, zanues në Elbasan, pasi u kap  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”- njofton poliicia.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas