Aktualitet

Të dehur dhe pa patentë, pranga 24 shoferëve, pezullohen 109 patenta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 08/10/21 |
mapo.al

Policia vijon aksionin në kuadër të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë rrugore. Gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 3214 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.






Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 24 drejtues mjetesh, nga të cilët 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.


Policia bën thirrje se gjatë fundjavës në kuadër të këtij aksioni do të përdoren radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për të kapur shkelësi.







Njoftimi i plotë:
Fundjava/Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.




Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.



Gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 3214 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 24 drejtues mjetesh, nga të cilët 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 55 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 35 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 19 për qarkullim në sens të kundërt.
Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas