Sot do të shemben 12 pallate banimi të shkatërruara nga tërmeti më 26 nëntor 2019, për t’i hapur rrugë ndërtesave të reja.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Valias (Kamëz), ku 5 pallate 2 katësh, 6 pallate 3 katësh dhe një pallat 4 katësh janë shpallur si ndërtesa të pabanueshme dhe të rrezikshme për banorët.
7896 është në total numri i objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili mori 51 jetë njerëzish dhe plagosi qindra të tjerë.
Në rang kombëtar bilanci është:
Banesa të shembura- 131
Banesa të dëmtuara rëndë- 3811
Banesa të dëmtuara lehtë- 3149
Pallate të dëmtuara rëndë-461
Pallate të dëmtuara lehtë-324
Pallate të shpallur të pabanueshëm-20