Kryetarja e komisionit të Medias, deputetja demokrate, Albana Vokshi deklaroi sot se me fillimin e vitit të ri shkollor janë mbyllur 150 shkolla.
Vokshi e përcoli këtë të dhënë nisur nga rezultati i kontrollit të shkollave nga deputetët demokratë në terren. Sipas saj, ende nuk ka informacion zyrtar nga ministria e Arsimit se sa shkolla janë mbyllur deri më tash.
“…Janë me mijëra fëmijë, që nuk kanë pasur mundësi që të shkojnë në shkollë. Sot nuk kemi as edhe një informacion për shkollat, sa është numri i mbylljes, sa është numri i nxënësve që janë shpërngulur, apo numri i mësuesve që gjenden në rrugë si rezultat i mbylljes së shkollave…”, tha Vokshi
Sipas saj, me mbylljen e shkollave, gjendja është shumë e rëndë. “Janë mbyllur 150 shkolla, fëmijët janë zëvendësuar me shkurre, dhe pula…”, shtoi ajo