Këshillohet konsumimi i 125 gramëve në javë
Ngrënia e frutave të thata, veçanërisht e arrave (të paktën 5 kokrra, rreth 28 gramë secila) mund të ofrojë një mbrojte për pacientët diabetikë, duke ulur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Te diabetikët, shanset për të pësuar sulme në zemër apo goditje në tru janë dyfish më të larta. Në këtë përfundim ka arritur një studim i madh i kryer nga epidemiologë dhe nutricionistë të Harvardit dhe Shkollës së Shëndetit Publik në Boston. Studimi u publikua në revistën “Circulation Research” të dhënat e të cilit konfirmuan se te pacientët diabetikë frutat e thata janë ilaç për zemrën.
Studimi
Kërkuesit analizuan të dhënat mbi dietën e 16,217 njerëzve të të dy sekseve, para dhe pas diagnozës së diabetit, në veçanti të dhënat mbi konsumin e frutave të thata gjatë një periudhe prej disa vitesh.
Studimi gjeti se konsumimi i 5 ose më shumë porcioneve të frutave të thata në javë redukton rrezikun kardiovaskular të një pacienti diabetik 17% krahasuar me një pacient që konsumon më pak se një porcion në muaj (në veçanti redukton rrezikun e sulmit në zemër me 20%, rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare me 34% dhe shkallën e vdekshmërisë për shkaqet kardiovaskulare dhe 31% e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet).
Për më tepër, krahasuar me ata që, pas diagnozës së diabetit, nuk i ndryshuan zakonet e tyre të ngrënies në lidhje me konsumin e frutave të thata, ata që rritën konsumin e tyre treguan një ulje prej 11% të rrezikut kardiovaskular, një rrezik 15% të sulmit në zemër dhe një rrezik 25% të vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare, dhe një reduktim prej 27% në rrezikun e vdekjes së parakohshme për çdolloj shkaku.
Frutat e thata prej shumë vitesh janë parë me dyshime në dietën e pacientëve me diabet, mbi të gjitha për shkak të për shkak të përmbajtjes së lartë të kalorive. Por sigurisht që frutat e thata duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar (100-125 gramë në javë), sepse përmbajtja e lartë me acid oleik, acideve yndyrore polisatura, fibrave, minerale dhe vitamina E, kanë treguar vazhdimisht se kanë efekte të dobishme për uljen e sëmundjes kardiovaskulare.
Frutat
Gjysmë filxhan pjeshkë e thatë përmban 191 kalori dhe 6.5 gramë fibër. Edhe pse pjeshka nuk mund të jetë aq e zakonshme si frutat e tjera të thata, si për shembull kajsitë, por janë gjithashtu një zgjedhje e shëndetshme. Ato përmbajnë 34% të nevojave ditore me vitaminë A dhe 18% të hekurit të rekomanduar, si dhe janë një burim i mirë i kaliumit, vitaminës B3 dhe bakrit.
Molla
Gjysmë filxhan mollë e thatë përmban 104 kalori dhe 3.5 gramë fibër. Mund të mos jetë edhe aq e ushqyeshme sa frutat e tjera të thata, por mollët e thata janë më pak kalorike dhe një zgjedhje e përkryer për një vakt të ndërmjetëm.
Kajsitë
Gjysmë filxhan kajsi e thatë përmban 156 kalori dhe 4.5 gramë fibër. Gjithashtu, kajsitë përmbajnë 47% të nevojës së përditshme për vitaminë A në një porcion të vetëm, po kështu janë një burim i mirë i potasiumit, vitaminës E dhe bakrit.
Kumbullat
Gjysmë filxhan kumbulla të thata përmbajnë 223 kalori, 0 gramë fibër. Edhe pse mungojnë fibrat, kumbullat e thata shpesh janë të mira sepse sigurojnë një efekt laksativ. Përveç kësaj, në një porcion të vetëm ka 2.5 gramë proteina dhe plotësohen 13% e kërkesave tuaja ditore të hekurit.
Fiqtë
Gjysmë filxhan fiq të thatë përmbajnë 185 kalori dhe 7.5 gramë fibër. Fiqtë janë shumë të mirë për tu konsumuar pasi kanë efekt të lartë laksativ, si dhe zakonisht njihen si burimi i mirë i mineraleve, sikurse janë kaliumi, kalciumi, magnezi dhe posatium.
Boronicat e kuqe
Gjysmë filxhan boronica të kuqe përmbajnë 185 kalori dhe 3 gramë fibër. Është pothuajse e pamundur për të gjetur boronica të kuqe të thata pa sheqer, por në racione të përshtatshme ato ende mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme! Ngjyra e errët e ushqimeve, është i lidhur me të qenit i pasur me fitonutrientë.
Hurmat
Hurmat janë të pasura me kalori, prandaj duhet përdorur në sasi të kufizuara dhe të keni aktivitete të mjaftueshme trupore, në mënyrë që të harxhohet teprica e energjisë. Në sasi të vogla ndërmjet dy shujtave, hurmat janë ideale për “punëtorë shkencorë”, për studentë dhe për nxënës.
Rrush
Gjysmë filxhan rrush i thatë përmban 217 kalori dhe 2.5 gramë fibër. Të mirat shëndetësore të rrushit të tharë përfshijnë qetësimin nga kapsllëku, aneminë, ethet, dobësinë seksuale. Rrushi i thatë gjithashtu ndihmon në shtim të peshës, kujdes ndaj syve, kujdes dental dhe shëndetit të kockave. Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm kur bëhet fjalë për fruta të thata.