Aktualitet

“Të dorëhiqet”/ Kurti: Thaçi në panik, bën opozitën në kolltukun e Presidentit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:33 - 25/05/20 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha për RTV ORA se Presidenti Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të futet në garën zgjedhore. Sipas tij, Thaçi nuk mund të bëjë opozitë nga kolltuku i Presidentit.


Nuk mund të kem koment për një president që sillet në shpërputhje me mandatin dhe kompetencat e tij. Nuk përfaqëson unitetin e popullit, po sillet si një nga liderët opozitarë. Është mirë të dorëhiqet, të lëshojë atë karrigen ku nuk po ndihet rehat dhe të vijë në garë zgjedhore në zgjedhjet e radhës.


Një president në panik, i frustruar që përpiqet të bëjë opozitën në kolltukun e Presidentit. Sa më parë të kemi President të ri, siç kemi qeveri të re, aq më mirë do të bëhet për Republikën tonë.


Shpresoj që Gjykata Kushtetuese e ka parasysh dekretin presidencial si një tendencë e qartë për tu barazuar me amandamentimin parlamentar të Kushtetutës. Kushtetutën mund ta ndryshojë dhe mund ta shkruajë parlamenti i Kosovës, por kurrësesi Presidenti i saj.”-tha Kurti.


 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas