Aktualitet

“Të dua sa qielli”, Xhensila merr dedikimin më të bukur nga e bija 3-vjeçare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 27/03/21 |
mapo.al

Familja e këngëtares Xhensila Myrtezajt dhe aktorit Bes Kallaku është padyshim një ndër më të përfolurat dhe të dashurat për publikun shqiptar.






Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku herë pas herë ndajnë momente me të voglën e tyre, Ajkën.


Së fundi, Xhensila ka ndarë një video ku shihet në ashensor me bukuroshen dhe ajo që mori të gjithë vëmendjen ishte deklarata që Ajka i bëri mamit.







“Të dua shumë sa qielli, sa toka”, i tha Ajka Xhensilës dhe këto fjalë të saj e lumturuan jashtë mase këngëtaren.




Kujtojmë se vit pas viti Xhensila ka realizuar dhjetëra hite dhe shpesh ka bashkuar forcat me artistët më në zë për të sjellë projektet më të bukura muzikore.



Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

Ndërkohë këtë vit duket se Xhensila do të bashkojë sërish focat me artistët më të mirë shqiptarë për një këngë të re. “Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas