Kuajt islandezë, të cilët kanë jetuar në ishullin verior të Europës që prej epokës së Vikingëve, janë fotografuar së fundmi në vendbanimin e tyre natyral, të pashqetësuar nga njeriu.
Ata janë fiksuar në kohë, ashtu të egër dhe të lirë, nga fotografja islandeze Rebekka Guðleifsdóttir.
Sot gjenden pothuajse në të gjithë pjesën tjetër të kontinentit, por ata kanë mbërritur fillimisht në Islandë nga Norvegjia në shekullin e IX, kur kolonizatorët u vendosën në ishull.
Që prej asaj kohe, këto lloj kuajsh kanë qëndruar në ishullin verior të pandryshuar përgjatë shekujve, ndërsa ata në kontinent janë përzierë me raca të tjera.