Aktualitet

Nga Kurti te Brnabiç, liderët e Rajonit mblidhen në Tiranë, i ftuar dhe Varhely














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:46 - 08/06/21 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të enjten do të vijë në Shqipëri ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë.






Lajmi është konfirmua nga mediat në Kosovë, ku raportojnë se vendimi ka ardhur pas një takimi që Kurti kishte me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.


Ambasadori Minxhozi dhe kryeministri Kurti biseduan edhe rreth përgatitjeve për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor, e ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.







***



Kujtojmë se në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjithashtu do të jetë i pranishëm. Edhe përfaqësues nga qeveria e Malit të Zi priten të jenë në Tiranë të enjten.

Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: “Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së”.

Ndërsa do të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane. Axhenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varhely.

Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas