Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Të flasësh me sytë e saj

by ro ot
14/12/2019
in Mapo Letrare
0

DANTE MAFFIA

Poezi të shkëputura nga libri “Të Flasësh me sytë e saj”,
Të shqipëruar nga përkthysja e talentuar Albana Alia

ZHYTJE NË MAGJINË E ËNDRRAVE

Me ty
do të doja të kapërceja ylberin
(në ëndrra arrij ta bëj)
e të të puthja pafund
ashtu të fshehur mes yjeve
apo mbi fushat e lulëzuara të dheut tim
e të dheut tënd.
Netëve,
puthjet bëhen më të ndjeshme
dhe lumi ndalet.
Damarët e jetës kanë sytë e tu,
ekstaza e jetës ka duart e tua
që më përkëdhelin gjithkund;
por rregullat janë të rrepta
dhe pritjet tepër të gjata.
Po të vareshin gjërat nga ne,
i kishim formuluar ndryshe,
por tashmë kemi hyrë
në vallen e situatave,
Sa trishtim!
E atëherë,
nuk na mbetet tjetër, veçse
të zhytemi në magjinë e ëndrrave…
MOS KËRKO ZANAFILLËN E ERËS

Mos kërko zanafillën e erës!
Era nuk ka burime,
ashtu si poezia.

Mos më detyro të këndoj!
Unë jam një bilbil i vdekur,
ashtu si poezia.

DASHURIA NDONJËHERË

Dashuria ndonjëherë
është një libër i mistershëm
i shkruar në një gjuhë të panjohur
por që thjeshtëzohet menjëherë;
ndërsa e shfleton,
të bie ndër mend që ndodhesh
përpara një muri fjalësh
që u fshihen syve,
me drocka drithërimash të hershme
që askush
nuk ka ditur
kurrë
t’i deshifrojë.
Pra, të panjohura, të trilluara.

Nëse do të doja të përktheja këtë libër,
kujt duhet t’i drejtohesha?

MA SHUAJ ETJEN

Ma shuaj etjen
kam kaluar nëpër shumë shkretëtira
përpara se të ndalesha pranë shtëpisë tënde
për të prekur buzët e tua.
Ma shuaj etjen, nuk më shikon?
Nëse nuk më puth në çast, do të vdes;
sidoqoftë, do të vdes i kënaqur se
pata fatin të të takoj dhe, më në fund,
të kuptoj çfarë kërkoja dhe
për ku isha drejtuar.
Zemra jote ka dallgë të vazhdueshme,
unë arrij t’i kapërcej,
veçse tani kam aq shumë etje, të lutem ma shuaj,
mos prit akoma, ma shuaj!
Më jep buzët e tua,
më jep gojën
që Zoti e ka ravijëzuar
me kompasin e ylberëve;
që e ka bërë të freskët
si ujin e burimeve shëruese.
Ma shuaj etjen,
dashuria ime për ty është tepër e lashtë.
Të kërkoja prej zanafillave të njerëzimit
kur toka po fillonte të lindte.
Ma shuaj etjen,
me gojën tënde,
me gjoksin tënd,
me prehërin tënd të ngrohtë.

MËNGJES I PËRGJUMUR

Ky mëngjes ende i përgjumur
ngjyrë mushkërish
endet lart e poshtë
duke nxitur vrazhdësi
dhe duket sikur po bie nga ballkoni.
Rruga e ka të vështirë ta mirëpresë,
autobusi është mosbesues:
i mban dritat të ndezura.

Është portreti yt
në këto ditë të hidhura reshjesh
që sjellin plogështi,
që gjejnë strehim në zymtësi?
Apo është jeta që del nga binarët
dhe sprapset e trembur?

Ky mëngjes që nuk zgjon bilbilat,
nuk vërshon drejt kambanoreve,
shtyn përtesën në fluturim
duke u ngushëlluar me një pellg të vogël uji.
Drithërohen kornizat e pallateve.
Pishat, tashmë me pak krahë
humbasin zërin.

“Kjo poezi është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar të poezisë”Alda Merini”.

Albana Alia

Pak biografi DANTE MAFFIA (poet,shkrimtar,kritik i artit)

Dante Maffìa u vu në dukje nga Aldo Palazzeschi(poet,shkrimtar) dhe Leonardo Sciascia(poet ,shkrimtar) të cilët, me Dario Bellezza(poet shkrimtar), dhe ,e portretizuan atë “një nga poetët më të lumtur të Italisë moderne”.
Kwtw gjykimin dhe vlerwsim e ndanë edhe Giuliano Manacorda(shkrimtar), Claudio Magris(shkrimtar), Luigi Reina(kritik), Remo Bodei(shkrimtar), Nelo Risi(poet,shkrimtar), Giulio Ferroni(shkrimtar), Giuseppe Pontiggia(shkrimtar). Wshtë përkthyer në 18 gjuhë. Ka fituar, ndër të tjera, shumw çmime: “Montale”, “Gatto”, “Stresa”, “Viareggio”, “Alvaro”, “Matteotti”, “Camaiore”, “Tarquinia Cardarelli”, “Circe Sabaudia”, “Rhegium” Julii ”,“ Alda Merini ”. “Mihai Eminescu”. Ndër veprat e tij: Romanzo nga Tommaso Campanella, Pasqyra e mendjes, Biblioteka e Aleksandrisë, Poeti dhe flutura, Monte Sardo, Matera dhe një grua, Në letrën e mbeturinave të padukshme. Presidenti i Republikës Ciampi në 2004 i dha atij medalje e artë. Këshilli Rajonal i Kalabrisë, Spinelli, Guarasci, Farina, Di Liegro dhe Crocetta Foundations e nominuan atë për çmimin Nobel. Kohët e fundit vëllimi i Procedimeve të Konferencës të mbajtura në punën e tij,” Ti presento Maffia”, redaktuar nga Rocco Paternostro redaktuar nga Aracne, mori gradën e nderit nga Universiteti Pontifikia.

Pergatiti Anila Dahriu

Tags: Albana AliaAnila DahriuDANTE MAFFIApoezi

JU SUGJEROJME

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi
Letërsi

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi

25/05/2022
Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
Kultura

Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi

19/05/2022
“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit
Letërsi

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

18/05/2022
Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Next Post
Shënon Rashica, Bayern i pa përmbajtshëm, Dortmund fiton me ‘poker’

Shënon Rashica, Bayern i pa përmbajtshëm, Dortmund fiton me 'poker'

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Ku “humbën” hekurudhat moderne?
  • Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?
  • Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!
  • Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
  • Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In