Një prej personazheve të njohur të botës së krimit shqiptar, Gazment Braka, i është kapur një telefon në qeli. Mësohet se Braka është proceduar penalisht.
I njohur ndryshe si Gaxhai, është i dënuar përjetë për vrasje dhe krijim organizate kriminale në vitin 1997.
Është një nga të dënuarit, i cili ka tentuar të paktën tre herë të arratiset. Hera e fundit është ajo e vitit 2005, ku tentoi të largohej nga burgu 302 përmes një tuneli. Që prej atij momenti, dukej se një prej të fortëve të qytetit të Vlorës ishte pajtuar me fatin e tij.
Por, mbajtja e një aparati telefonik të lë të mendosh se Gaxhai vijon aktivitetin kriminal përmes urdhërave dhe porosive.