Zinedine Zidane vazhdon me planin e rotacioneve edhe pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi do të përballet sonte me Malagën në një ndeshje të javës së 32-të të La Ligës që nis në orën 20:45, dhe do ta bëjë një gjë të tillë pa Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale, transmeton Gazeta Express.
Zidane vazhdon me planin e rotacioneve për ta menaxhuar lodhjen dhe pas kualifikimit të rëndësishëm të mërkurën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka vendosur të udhëtojë drejt Malagës pa dy sulmuesit, si dhe pa Luka Modricin dhe Rapahel Varane. Ndërkohë, as Nacho nuk do të luajë për shkak të dëmtimit.
Kjo është hera e katërt që ylli portugez lihet jashtë nga Zidane, me qëllim që të pushohet për ndeshjet gjysmëfinale kundër Bayern Munich.
Kjo është lista e plotë e të ftuarave nga Zidane: