Aktualitet

Të gatshëm për aksion, ushtria kineze: Do shtypim çdo protestë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:18 - 26/05/20 |
mapo.al

Protestat në Hong Kong u rikthyen dhe autoritetet kineze tashmë duket se nuk mund të pranojnë më trazira dhe bllokada për ditë të tëra.


Ushtria kineze ka bërë një paralajmërim së fundmi ku shprehet se do të shtypë çdo aktivitetet kundër qeverisë në Hong Kong, pas prezantimit të ligjit të ri për sigurinë kombëtare.


Shefi i ushtrisë, Chen Daoxiang tha se ushtarët e tij janë gati për të treguar mbështetje për ligjin e ri, i cili mund të ndalojnë protesta pro demokracisë në qytetin gjysmë-autonom.


Parlamenti kinez pritet ta miratojë gjatë kësaj jave këtë ligj të kontestuar, të cilit shumë i tremben se Pekini do ta shfrytëzojë për të marrë kontrollin e plotë të qytetit.



Etiketa: , ,

Pas