Kryesore

Të gjithë bëjnë thirrje të votohen partitë shqiptare, Rama propagandë për Gjukanoviç














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:39 - 26/08/20 |
mapo.al

Me 30 gusht, pas 4 ditësh, Mali i Zi ka zgjedhje parlamentare. Politikanët shqiptarë u kanë bërë thirrje bashkëkombasve atje të dalin masivisht në votime e të mbështesin partitë shqiptare, duke e cilësuar këtë si garanci për orientimin euroatlantik të vendit.






Kështu është shprehur Ali Ahmeti, Sali Berisha, Lulzim Basha e shumë të tjerë. Por, ndryshe ka folur Edi Rama.


Në një videomesazh enkas për mediat malazeze, kryeministri shqiptar ka bërë propagandë dhe ka kërkuar mbështetje për Milo Gjukanoviçin. Reagimet për këtë në media kanë qënë jo të pakta. Shihni më poshtë gjithë mesazhet deri tani:







Reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha




Mali i Zi në zgjedhje parlamentare!



Miq, Mali i Zi me datën 30 gusht zhvillon zgjedhjet parlamentare.

Me këtë rast le t’iu drejtojmë një mesazh miqësor të gjithë shqiptarëve qytetar të Malit të Zi, kudo që ndodhen, të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët shqiptar për konsolidimin e pavarësisë dhe integrimin në BE të vendit të tyre.

Reagimi nga Lulzim Basha

Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO.

Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi.

Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.

Reagimi nga ish-presidenti Bujar Nishani

Kryeministri i Shqipërisë bën thirrje zyrtare që në Malin e Zi të votohet partia malazeze, kur shqiptarët atje garojnë me koalicionin e tyre për një përfaqësim sa më të madh në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Malin e Zi. Kjo nuk është thjesht një lajthitje, se lajthitja është vepër e atyre që flasin e mendojnë në “jerm”.

Shqiptarofobi i Tiranës nuk ngurron të përdhosë dhe figurën e Ismail Qemal Beut i cili themeloi Shtetin Shqiptar dhe jo ndonjë shtet tjetër.

Lexo edhe :  Rama mesazh Vuçiç: Çfarë do ambasadori rus në kufi? Shkrepëse për institucionet

Pozicionimi politik i shqiptarëve në Malin e Zi për bashkëqeverisje me socialdemokratët malazes është vendim i drejtë dhe i duhur, por, të dashur bashkëkombas, injorojeni shqiptarofobin e Tiranës që injoron shqiptarët në Malin e Zi. Votoni masivisht dhe votat tuaja veç për koalicionin e partive shqiptare.

Sa më e fuqishme përfaqësia e shqiptarëve aq më i sigurtë interesi i shqiptarëve atje, aq më e sigurtë liria, drejtësia dhe prosperiteti i Malit të Zi.

Reagimi nga Ali Ahmeti

Në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, që nga Tuzi deri në Ulqin, Plavë e Gusi, kam nderin të ftoj të gjithë shqiptarët e vendit tonë mik që të dalin masovikisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik për ta përforcuar nyjen kyçe të vendit euroatlantik e ajo nyje është komuniteti shqiptarë në Mal të Zi.

Shpreh përkrahje të parezervë dhe të fuqishme për të gjitha forcat progresive ne rajon të cilat promovojnë orientimin perendimor të vendit.

Ju uroj garë fer e demokratike dhe të jeni sa më të bashkuar për të mirën tuaj të përbashkët!

Bashkë më të fortë!

Reagimi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor.

VIDEO/ Por çfarë tha Rama?

Do të doja t’ju uroja në gjuhën tuaj, por fatkeqësisht di shumë pak. Por ajo që vlen të theksohet është se, PO- Faleminderit Milo që ekziston.

Jo vetëm për qytetarët malazez, por dhe për shqiptarët e gjithë rajonin. Se ç’është më e mira për Malin e zi unë nuk mund të gjykoj pasi nuk jetoj atje.

Por ajo që mund të them pa asnjë hezitim është se çfarë ka bërë Milo Gjykanoviç për Malin e Zi duhet ti bëjë krenarë të gjithë qytetarët e këtij shteti. Milo Gjukanoviç e ka bërë Malin e zi më të fortë dhe me të mirë.

Askush në ditët e sotme nuk mund ta shpëtojë Malin e Zi, përveç njeriut qe e ka shpëtuar shumë herë. Milo Gjykanoviç e ka kthyer Malin e Zi në yllin shndritës të rajonit tonë’, thotë Rama në mesazhin e tij drejtuar zgjedhësve në Malin e Zi.

1


Etiketa: , , , ,

Pas