Aktualitet

Të gjithë deputetët në këmbë, Kuvendi mban një minutë heshtje për Bashkim Finon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 04/05/21 |
mapo.al

Në seancën e parë plenare, pas zgjedhjeve të 25 prillit, u mbajt një minutë heshtje në nder të ish-kryeministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga koronavirusi. Pranë vendit ku ai ulej në Parlament ishin vendosur edhe lule në nder të figurës së ndjerë.





Kjo seancë u drejtua nga zëvendës kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Vasilika Hysi.






Zonja Hysi, e cilësoi Finon si një deputet dhe profesionist të shkëlqyer, i cili drejtoi vendin në një moment tejet të vështirë.



Ajo tha ndër të tjera, se Fino e humbi betejën me sëmundjen në një kohë kur Shqipëria sa po e fitonte betejën me virusin e rrezikshëm. Më pas, në fund të fjalës, ajo kërkoi që të mbahej një minutë heshtje në nderë të tij.


“Më lejoni të përfitoj nga rasti për të kujtuar atë që kemi kujtuar para disa ditësh. Kemi humbur një shok, mik, koleg, profesionist të shkëlqyer, ish-kryeministrin në ditët më të vështira që ka kaluar vendi, shokun tonë të mirë Bashkim Fino. Ne sot do e kujtojmë mikun tonë si një koleg serioz, shok i mirë, që i jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur në Kuvend dhe jashtë.

Pak fliste në seancat plenare, por ishte i përfshirë në komisione. Ne të gjithë do e kujtojmë për seriozitetin, profesionalizmin, për kujdesin që tregonte për të respektuar figurën e deputetin, për zbatimin sa më të mirë të reformave. Ne e kemi humbur atë atëherë kur Shqipëria po fitonte betejën me COVID-in. Më lejoni të mbajmë një minutë heshtje!”, u shpreh Vasilika Hysi.

Bashkim Fino ishte ish-deputetit dhe ish-kryeministër i Pajtimit Kombëtar në vitin 1997.

 

45


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas