Aktualitet

“Të gjithë të vdekur”/ Rritet numri i viktimave në Japoni







               Publikuar në : 11:12 - 19/07/19 |
mapo.al

Ka shkuar në 33 numri i viktimave në Japoni, pas zjarrit të qëllimshëm të vendosur dje në një studio të animacionit në Kioto.I dyshuari, i cili u vendos në pranga dhe u transportua në spital i lënduar, është identifikuar si një 41-vjeçar.


Policia raportoi se ai ka spërkatur fillimisht vendin me lëndë djegëse përpara se t’i vendoste flakën. Ndërsa sipas medias NHK, 41-vjeçari është dëgjuar nga njerëzit në kompani të ketë thënë përpara se të ndizte zjarrin, “të gjithë të vdekur”.

E teksa ende nuk është e qartë për autoritetet se ç’lidhje ka patur ky person me kompaninë, këta të fundit po vijojnë të punojnë për zbardhjen e rrethanave.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas