Kryeministri Edi Rama prej disa javësh poston në rrjet thënie nga Bibla ose Kur’ani, apo personalitete të njohura, duke i uruar shqiptarëve “mirëmëngjesin”.
Së fundmi Rama ka postuar në rrjet një thënie të filozofit dhe teaologut kristian, FoSøren Aabye Kierkegaard.
“Të guxosh do të thotë të humbasësh përkohësisht baraspeshën, të mos guxosh do të thotë të humbasësh veten”, është thënia e postuar nga Rama, ndërsa disa dhjetra komente e pasojnë atë.
Qytetarët i kujtojnë mini-shengenin, afrimin me Serbinë dhe mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë nismë.
Të tjerë i shprehin hallet që po kalojnë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe faktit se nga institucionet e shtetit nuk po gjejnë zgjidhje.
“Mirëmëngjes Piktor, cili shtet është më i varfëri në Europë”, e pyet një qytetar Ramën.