Arkiva 2

Të hapur për çdo polemikë






               Publikuar në : 13:00 - 22/09/19 |
Nga M.S

Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë është formuar në vitin 1945 ndërsa e Artistëve në vitin 1949. Kryetar i parë i Lidhjes së shkrimtarëve u zgjodh Sejfulla Malëshova. Në vitin 1954 u hap revista e përmuajshme “Nëntori” ndërsa në 1961 doli së pari gazeta letrare e përjavshme “Drita”, të dyja këto organe letrare të Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë. Lidhja e shkrimatëve ka qendruar që nga viti 1970 në godinën përformante dhe të bukur në krye të rrugës së “Kavajës”. Kjo godinë përfundoi në vitin 1938 me rastin e 10-vjetorit te Mbretërisë Shqiptare.
Ajo është ndërtuar mbi themelet e një garnizoni ushtarak turk, në të cilën pas Pavarësisë, në 1912, u vendos gjimnazi shtetëror i Tiranës.
Më pas, për shumë vjet ka qenë Qendër Kulturore e Ushtrisë deri në vitin 1970, ku në të u vendos Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.


Kronika e Kryetarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë fillon me Sejfulla Malëshovën, e pastaj Dhimitër Shuteriqi, Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limoz Dizdari, Zyhdi Morava, dhe në fund Hysen Sinani.



Pikërisht Hysen Sinani, ky shkrimtar dhe autor fjalorësh, ka punuar për një periudhë të gjatë në këtë Lidhje dhe në këtë godinë, dhe ka kujtime të shumta rreth punëve që bëheshin në Lidhje, mardhënieve dhe prapaskenave, botimeve dhe hatërmbetjeve, krijimeve dhe brrylave, miqësive dhe inateve të brendshme, artit të vërtetë dhe pseudo letërsisë, dinjitetit dhe servilizmit, mendjeve të hapura dhe njerëzve të indoktrinuar, shkrimtarëve të vërtetë dhe autorëve të rremë.

Në shumë puntata në vazhdim, në Suplementin Letrar të gazetës MAPO, do të kemi pikërisht këtë atmosferë, këtë gjendje, e shikuar dhe e shkruar nga vetë një prej përsonazheve më aktivë të asaj përiudhe në shtypin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Aristëve, nga libri i tij që është në përgatitje e sipër, nga shkrimtari Hysen Sinani.

Të vërteta të bukura e të hidhura, anale të ndritura dhe të errta, përsonazhe të thjeshtë dhe të ndërlikuar që punuan në këtë Lidhje dhe në këtë godinë, ka në librin e Hysen Sinanit, që do të botohet javë pas jave në këtë faqe.

Gazeta Mapo, por dhe autori, janë të hapur dhe e kanë vullnetin për të pranuar dhe botuar replika që vijnë nga autorë të ndryshëm, të cilët nuk janë dakort apo kontestojnë shkrimet e përjavshme të Sinanit.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas