Një 36-vjeçar kërcënuar me jetë drejtorin e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit. Përplasja ka ndodhur në ambientet e urgjencës paraditen e ditës së sotme rreth orës 10:00.
Në kohën ku në të gjithë spitalet e vendit për shkak të koronavirusit është vendosur një kordon sigurie dhe fillimisht bëhet një triazhim në hyrje të urgjencës për çdo pacientë që paraqitet në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19, 36-vjeçari nuk ka respektuar këtë rregull dhe ka vendosur të kalojë këtë kordon sigurie dhe personelin e vendosur aty dhe të hyjë në korridorin e Urgjencës, me arsyetimin se do të takonte një familjar që ishte i shtruar aty. Për këtë veprim i është tërhequr vërejtje nga drejtori i urgjencës.
Ergys Mici, drejtori i urgjencës Elbasan ka dhënë detaje nga incidenti duke thënë se i ka tërhequr vëmendjen të riut duke i thënë të tregohet i kujdesshëm dhe të paraqitet në triazhim ku i bëhen disa pyetje nga personali mjekësor. “Por ai nuk ka pranuar“.
Pasi i është kërkuar nga drejtoi i Urgjencës ta bëntë një gjë të tillë, autori nuk pranoi dhe nisi ofendimet dhe kërcënimet me jetë duke i thënë “të heq qafe me 5 mijë euro”.
Tashmë ndaj 36-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kërcënimin e kryer brenda Urgjencës së Elbasanit.