Aktualitet

Të infektuarit me Covid – Brataj flet për shifrat dhe variantin ‘Delta’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 24/07/21 |
mapo.al

Në dy javët e fundit të infektuarit me koronavirus janë trefishuar, por shefi i Urgjencës Kombëtare mendon se shifrat janë më të larta se ato që raportohen zyrtarisht.






Të prekurit ngatërrojnë shenjat me ato të ftohjes nga kondicioneri dhe neglizhojnë kryerjen e testit për Covid. Ndërkohë të konfirmuarit pozitiv sipas mjekut Skënder Brataj po shfaqin simptoma të variantit “Delta”.


Shenjat kryesore ngatërrohen më shumë me ftohjen, sidomos që tashmë njerëzit mendojnë se ajri i konndicionuar jep ato shenja që janë dhe tipike për variantin Delta. Një gjë tipike është edhe diarreja. Për fatin e mirë nuk ka forma të rënda”, ka thënë ai.







Mutacioni Indian i Covid që mendohet se ka hyrë edhe në Shqipëri përhapet më shpejt se ai klasik dhe britanik. Këtë periudhë drejtori i Urgjencës parashikon rritje të infektimeve.

Lexo edhe :  Shqiptarët bllokohen sërish në Han të Hotit: S’na njohin testet


“Shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe dhe ka një % shumë të lartë si virus krahasuar me variantet e tjera duke e bërë dhe më të rrezikshëm në përhapje. Mund të jetë prezent në Shqipëri këtë e tregon dhe numri i rasteve të reja në vendin tonë”, është shprehur ndër të tjera Brataj.



Për ti shpëtuar komplikacioneve nga virusi “Delta” ekspertët e shëndetësisë vijojnë me thirrje drejtuar qytetarëve për të marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas