Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Të jem zog

by ro ot
28/11/2021
in Mapo Letrare
0

Nga Kozeta Zavalani

Të jem zog

Më lejoni të jem si zog, të fluturoj lartësive e lirë

Lartësive, ku nuk ka thashetheme, të lënduar,

Të jem e lirë nga të gjitha mizoritë e djallëzitë

Me familjen, ku ndjej dashurinë e pakushtëzuar.

 

Ndonjëherë kjo jetë më duket kaq mizore, e ftohtë

Ndaj ju lutem më lini të bëhem zog të fluturoj vetë

Në një vend ku ka paqe dhe harmoni të vërtetë

Larg realitetit të ashpër, t; jem si një zog në qiell.

 

Si zog i vogël, që pëshpërit sekrete nëpër pemë.

Duke kënduar cicërima përmes gjetheve në lulëzim.

Kur dielli rrezeartë perëndon para meje

Kur në zemër trishtimi shatrohet me gëzim.

 

Si një zog, të sodis mbi tokë dhe det

Si një zog, që ngrihet me agimin e hershëm

Duke i dhënë përshëndetje qiellit të verës.

Duke qeshur me lulet e pemët e pranverës.

 

Ku dielli është i ndritshëm në shpatet malore

Ku era fryn butë përmes barit kërshërues

Ku zogu këndon me zërin e tij qiellit kumbues,

Parfumi im zbehët nga aroma e flladit shërues.

 

Më pëlqen të shoh nga luginat e kodrinat lart

Të ndalem për të ushqyer veten në të pastrin fllad

Nën këmbët e mia gjithçka të pushtoj kur krahët hap

Natyrën e mrekullueshme të lulëzuar ta bëj zap…

 

Zgjedh metafora për çdo stinë

Gazetën lexoj mëngjeseve me trishtim,

faqja kryesore është kronika e zezë.

Hidhërimi gdhënd shpirtin tim,

që flet me gjuhën e pëllumbave.

 

Larg etheve të lehjeve që ma lëndojnë ditën,

shfletoj historinë që rri si ndërgjegje e plagosur,

strukem fletëve, mes librave gjunjëzohem

derisa mes faqesh lëshoj spirancat e etjeve.

 

Lermëni të mat vetveten me pranverën

nën rritmin e hapave që hedh e lodhur

Duke pastruar në ajër dashuri të mykura,

mes metaforash që lehin si qen i ngordhur.

 

Si lypsare kërrusur mbi dy gjunjtë

Në lutje të vazhdueshme për jetën

Mëngjesit që pres me shekuj

I zgjas duart për përqafim.

 

Pëllëmbët mbeten zbrazur

e gishtat mbeten shtrirë

Mbi shiun e pranverës pa gjethe

Zgjedh metafora për çdo stinë.

 

Tags: Nga Kozeta ZavalaniTë jem zog

JU SUGJEROJME

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi
Letërsi

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi

25/05/2022
Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
Kultura

Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi

19/05/2022
“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit
Letërsi

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

18/05/2022
Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Next Post
Spinaqi rinon trurin

Spinaqi rinon trurin

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In