Aktualitet

Të karantinuarit në Pogradec, ankohen për kushtet e hotelit dhe pagesën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 27/04/20 |
mapo.al

Rreth 70 emigrantë shqiptarë të karantinuar në një hotel në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme për kushtet e hotelit, por edhe për pamundësinë për të paguar çmimet e akomodimit dhe ushqimit.


Ata shprehen se dhomat nuk kanë ujë as për t’u larë dhe as për të pirë.


Një pjesë e tyre kanë zbritur në oborrin e hotelit, ku kanë deklaruar se nuk kanë të paguajnë për akomodimin në këtë hotel.


Emigrantët e karantinuar janë punëtorë sezonalë të ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas