Saturday, September 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Të kërkosh mandatin e tretë si gazetari e keqe

by mapo.al
29/03/2021
in Kryesore, Op Ed
0

25 ditë para zgjedhjeve ndoshta më vendimtare në këto 3 dekada janë bërë fare të qarta për publikun dy strategjitë e konkurentëve kryesorë. Kreu i Opozitës është propozues, ka paraqitur një program të detajuar në gjithë fushat dhe po ashtu konceptin e tij për politikën, që ka të bëjë me kufizimin e pushtetit dhe llogaridhënien. Pra ofron një model krejt të kundërt nga këto 8 vite ku kreu i ekzekutivit ka hapur krahët në gjithë zyrat dhe institucionet, omnipotent me ndikim absolut në secilin sektor.

Çdo ditë të fushatës pak gjen tek kandidati për kryeministër, Lulzim Basha, fushatë negative, denigruese, baltëhedhëse aq më pak, damkosëse jo e jo.



Më anë tjetër, kemi Edi Ramën që në aspektin e ofertës nuk thotë asgjë, premton se nëse merr një mandat tjetër do të jetë e njëjta gjë si në këto 8 vite. Dhe nëse ka një gjë që gëzon sot konsensus maksimal në shoqëri, është që këto dy mandate ishin një dështim.

Një gjë Kryeministri po e bën çdo ditë, gazetarinë e keqe. Pra, nuk ja ka lënë thjesht në dorë mediave pranë tij atë punë, por është vendosur në krye të kësaj fushate.

Zakon e tipar prej se kur është në politikë kjo, por me intensifikimin e fushatës, Edi Rama s’bën tjetër pos portreteve të pautorizuara për kundërshtarët, me fyerje, me vrer, me bullizëm, duke lënë përherë më pak vend për elegancë e duke shtuar vrazhdësinë.

Nuk dihet se si ka arritur në këtë platformë dhe se sa mendon ai që do t’i japë rezultat, por të kërkosh të marrësh një mandat të tretë vetëm si gazetari e keqe, është jo vetëm larg të qënit një pretendim realist, por mjaft e çartur si përpjekje.

Gazetaria e keqe është një prej ndotësve më të mëdhenj të sferës publike dhe një prej arsyeve që e kanë bërë këtë vend ankthioz e të pajetueshëm. Jo pak prej aktorëve në këtë lëmi, asociohen ose identifikohen në sytë e njerëzve si shumë të afërt me qeverinë dhe kryeministrin.

Ti shtosh edhe më shumë doza, të bëhesh vetë udhëheqës i kësaj alternative është pak të thuhet se tingëllon e pazgjuar.

Një gjë është e sigurtë. Me 25 prill njerëzit do të votojnë kundër edhe gazetarisë së keqe.

Tags: Dy alternativatEdi RamaGazetaria e keqekomentiLulzim Bashamapo.al

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Kosovë – Haziri: Për President të ardhshëm LDK-ja ka Isa Mustafën

Kosovë- Lutfi Haziri pas mbledhjes së Kryesisë: LDK do të ketë rol konstruktiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In