fbpx

Bota

Të kupton shumë mirë, të flasësh me qenin tënd nuk është çmenduri





               Publikuar në : 22:00 - 02/06/19 |
mapo.alm

Nëse kthehesh në shtëpi dhe gjëja e parë që bën është të bisedosh me qenin tënd, mbase të tjerët rreth teje do mendonin se je çmendur. Por në këtë artikull ju prezantojmë me një studim, që tregon se qentë janë shumë inteligjentë dhe  madje mund të kuptojnë se çfarë u thua.


Sipas studimit të Universitetit Emory, publikuar në revistën Frontera, qentë sforcohen për të kuptuar fjalët e njerëzve, dinë edhe si  të dallojnë fjalët që kanë dëgjuar më parë, nga ato që nuk i kanë dëgjuar.



Për të vërtetuar këtë, valët cerebrale të 12 qenve të rracave të ndryshme janë monitoruar dhe para stimulimit të gjuhës, është parë se truri i qenve punon për të kuptuar domethënien.


Fakti që qentë mund të kuptojnë instruksionet bazë, na bën të kuptojmë që mund të përpunojnë fjalët, e megjithatë kjo nuk do të thotë se kuptojnë fraza të tëra.

Po i njëjti studim, nënvizon se qentë nuk i kuptojnë dot frazat e gjata të njerëzve, ndaj u duhet thënë fraza të thjeshta në mënyrë që ata të ndërmarrin veprimet.


Etiketa: , , , ,

Pas