Që prej vitit 2013, Scott Morrison është kryeministri i pestë i Australisë. Ndaj kancelarja gjermane, Angela Merkel mund të falet pasi bëri pak studime të shpejta për të, para se të takoheshin për herë të parë.
Çifti ishte ulur bashkë për një takim në kuadër të samitit të G20, kur kamerat fokusuan zonjën Merkel teksa lexonte disa të dhëna për zotin Morrison. Fleta e shënimeve kishte edhe foton e kryeministrit australian.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, por disa australianë nuk janë ndjerë mirë. Qeveria e këtij vendi tha se ky incident nuk është turpërues për vendin.
“Nuk i vë faj kancelares. Unë jetoj këtu dhe nuk di akoma asgjë për të,” tallet dikush online.
Australia ka kaluar gjashtë kryeministra që kur Merkel mori drejtimin e qeverisë në vendin e saj.