Aktualitet

Të lidhur me zinxhir, protesta ndryshe e banorëve të Astirit (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:09 - 12/10/19 |
ro ot

Forca të shumta policie, të Rendit, FNSH-ja, kanë krijuar kordon mbrojtës në anë të rrugës, për të mos lejuar që protestuesit e Astirit të dalin në mes të saj.





Pasditen e kësaj të shtune, banorët e “Unazës së Re”, nuk kanë bllokuar rrugën, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre 12 muajve, por në mënyrë simbolike kanë lidhur duart me zinxhir. Protesta e tyre është zhvendosur në trotuar, ku të pranishëm janë edhe forca të shumta policie që i kanë ndalur banorët të bllokojnë kalimin e automjeteve.


Video më poshtë, tregon forcat e shumta policore kundër banorëve. Prania e tyre është e pajustifikuar, pasi protestuesit janë shumica gra dhe fëmijë, që vazhdojnë të mbrojnë pa u tërhequr, shtepitë e tyre nga shembja e parashikuar në projektin e Unazës së Re.





 


Balliu nga ‘Astiri’: Protesta do vijojë, a do ketë kohë Policia dhe FNSH-ja të ketë këtu çdo ditë?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ka qenë i pranishëm në çdo protestë të banorëve të Astirit, e ka cilësuar si një provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama “blindimin” e Unazës së Re nga FNSH-ja dhe Policët. Ai ka akuzuar se policët janë të armatosur, shkopa gome dhe gazlotsjellës sepse sipas tij, Rama synon që të ketë gjakderdhje, por tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke theksuar se tashmë protesta do të vijojë në tortuar.

Nuk dha një orë se kur do të mbyllet protesta e kësaj të shtune, por tha se ajo do të vijojë nesër, pasnesër dhe në ditët në vijim, pa u ndalur teksa ngriti pyetjen: a do ketë kohë Policia dhe FNSH-ja të ketë këtu çdo ditë?

“Do vazhdojë protesta normalisht, kjo është një turp i shëmtuar, prej një banditi ordiner, është arkitekt i kanabizimit të vendit, ka lidhje me të gjithë bandat në të gjithë vendin. Ky bandit tregon se është i biri i të atit një komunist i ndyrë. Ne jemi këtu përditë, ka kohë policia e shtetit që të vijë çdo ditë, këtu do jemi prap nesër, pasnesër. Nëse do të vijnë çdo ditë me ne janë të mirëpritur.

Nuk i dihet sa do të zgjasë. Leje për trotuar s’i marr kujt, për protestën kemi marrë leje. Po mundohet që të shkatërrojë protestën Rama. Kjo protestë është kauzë kombëtare. Veliaj bllokoi rrugën për vrap, ne për protestë. Jam krenar që ndodhem mes heronjve.

I garantojë këta policë se do të mbajnë përgjegjësi. I përshëndes banorët që nuk pranuan gjakderdhjen. I përshëndes për vendimin e tyre stoik që nuk bien pre e provokimeve të Ramës për gjakderdhje. Turp për ata që sot nuk i dalin në mbështetje këtyre qytetarëve. Policët i keni me armë atje, nuk janë për të shëruar sëmundje, kanë gaz lotsjellës, janë me shkopa gome se kërkojnë gjakderdhje”, tha Balliu.

 

LEXO EDHE:

Bllokuan rrugën, arrestohen edhe 5 protestues të tjerë të Astirit

Arrestimet në Astir, PD: Të ndalet menjëherë dhuna policore

“Do të bëjmë 500 copa”, Sazan Guri: Më kërcënoi drejtuesi i policisë

 

 

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas