Prej kohësh përflitej për një lidhje mes tyre, por duket se më në fund ata kanë vendosur ta bëjnë publike romancën e tyre.
Bëhet fjalë për fituesin e “Masterchef Albania”, Alfio Rrotani dhe moderatoren simpatike Fatma Methasani, të cilët kanë vendosur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre.
Alfio ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet së bashku me partneren e tij me shampanjë në duar.
“Po, po e po, lumturia është tek gjërat e vogla”- shkruan kuzhinieri i njohur në postimin ku mori qindra komente urimi.