Sport

“Të lutem mos më vrit”, Khabib: McGregori mu përgjërua në kafaz






               Publikuar në : 18:45 - 12/06/19 |
mapo.al

Khabib Nurmagomedov do të kthehet në aksion me 7 shtator në Abu Dhabi, ku do të përballet me kampionin e përkohshëm Dustin Piorier në UFC.


Dy sportistët janë takuar sot në Londër, ku është zhvilluar konferenca e parë për shtyp mes tyre, organizuar nga UFC-ja. Për rusin nuk kanë munguar pyetjet për Conor McGregor. Nurmagomedov ishte pezulluar për nëntë muaj për incidentin pas duelit me stafin e irlandezit.

“Di të them që kjo nuk do të jetë sfida ime e fundit në kafaz”, ka thënën fillimisht Nurmagomedov. “Në tri vitet e fundit ai ka fituar vetëm një duel në boksin amator. Ndaj meje dështoi, dhe në kafaz m’u përgjërua, “të lutem mos më vrit”.

“Ndaj, nuk shoh asnjë arsye që të zhvillojmë revanshin. Për të qenë më i madhi në UFC më duhet të mposht sportistë si Dustin, Ferguson apo Georges St-Pierre”, ka thënë Nurmagomedov.

Ai ka 27 fitore dhe asnjë humbje në artet marciale.

 

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas