Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Të martat liberale në UET: Debatet mbi përfitimet e ideve liberale në Shqipëri mbeten të margjinalizuara

by mapo.al
18/06/2018
in Kryesore, Mapo Format
0

Liberalizmi ekonomik dhe politik është rruga e vetme drejt mirëqenies dhe prosperitetit. Nën këtë frymë të vazhdueshme të punës dhe veprimtarisë së 12 viteve të tij, Universiteti Europian i Tiranës në partneritet me Institutin Europian Pashko kanë nisur një iniciativë “Takimi i të martave liberale” me studentë, pedagogë dhe të ftuar nga jashtë UET. Ky kurs moderohet nga pedagogu i Shkencave politike Florian Cullhaj, cili ka bërë një përzgjedhje të disa librave ku do të fokusohet edhe debati.

Ky bashkëpunim me Institutin Europian Pashko vjen pasi ky institut ka si vlerë bazë, liberalizmin, fryma së cilës i kushtohet veprimtaria e tij, është mundësia themelore që ka çdo shoqëri përfshirë këtu edhe një shoqëri me shumë probleme siç është shoqëria shqiptare, për të fituar kohën e humbur dhe për të përshpejtuar ecjen përpara dhe për të përshpejtuar ritmin e avancimit drejt një shoqërie, në të cilën asnjë problem nuk zgjidhet përfundimisht, por ku shumica e problemeve janë në rrugën e zgjidhjes.



Për pedagogun e Shkencave Politike Florian Cullhaj, liberalizmi shpeshherë është përdorur dhe përdoret si mjet për realizimin e qëllimeve të tjera. “Termi është keqpërdorur nga regjime dhe diktatura të shumta, kur ata i shkelnin në mënyrë flagrante parimet dhe postulatet në të cilat bazohet liberalizmi. Duke u nisur nga kjo perspektivë UET e ka kthyer këtë takim në një kurs fillestar mbi liberalizmin për të promovuar vlerat që mbart kjo ideologji. Për Shqipërinë, që vjen nga një trashëgimi totalitariste dhe ku individi ishte në “duart e shtetit që nga lindja e deri në vdekje”, promovimi i këtyre vlerave merr një rëndësi edhe më të posaçme”.

Tri dekada lirie janë një përvojë modeste e rrugëtimit që ka kryer vendi. Sistemi politik e shoqëror ka krijuar premisa të mira për zgjerimin e lirive, por jo pak herë ato janë cenuar dhe abuzuar, shton Cullhaj. Herë nga vetë shteti dhe herë nga grupe të fuqishme interesash, në jo pak raste edhe liritë themelore të një shoqërie demokratike janë nëpërkëmbur. Shqipëria ka një shoqëri të lirë, po ku liria nëpërkëmbet dhe mbahet peng. E pikërisht për këto arsye ka një zhgënjim në rritje mes anëtarëve të shoqërisë për mënyrën se si po funksionojnë si liritë politike dhe ato ekonomike në vend. Momenti e kërkon që vlera të tilla të zënë shumë vend në hapësirën e debatit publik, që epërsitë e sistemit të lirisë të studiohen dhe të promovohen më gjerësisht.

Ndër të tjera Florian Cullhaj thekson se ky kurs nuk përmbahet vetëm në vlerat që liberalizmi përcjell por edhe se si zbatohen këto duke i kontekstualizuar. “Po të marrim Shqipërinë si case study, në dy dekadat e fundit, ekonomia shqiptare është liberalizuar sipas formulave të hapjes së tregjeve të sugjeruara nga teoritë ekonomike të kohës apo edhe nga institucione ndërkombëtare. Përfitues të këtyre reformave kemi qenë të gjithë nga pak, megjithëse ekonomia shqiptare ka akoma rrugë për të bërë për t’u shndërruar në një ekonomi tregu që mirëfunksionon. Pikërisht dy dekada më pas, e inkurajuar edhe nga kriza financiare e vitit 2008, studime dhe libra të shumtë janë publikuar jashtë kufijve të vendit për të ridiskutuar rolin e tregut dhe privatizimeve në ekonomi dhe për të riparë peshën që duhet të ketë shteti për të adresuar shumë prej problemeve sociale dhe ekonomike”.

Ndërkohë në botë ekzistojnë me qindra tekste dhe debate, fatkeqësisht në Shqipëri debati mbi përfitimet e ideve liberale në qeverisjen e politikave ekonomike mbeten të margjinalizuara dhe gati të huaja, ku Shqipëria ka qenë një ndër implementueset e para të reformave liberale, por, nga ana tjetër, shoqëria jonë është shumë pak e informuar mbi përfitimet dhe kostot që kanë patur këto reforma. Për këtë arsye është e nevojshme që diskutimi mbi rëndësinë e ideve liberale në ekonomi, por edhe në shumë fusha të tjera, të përfshijë sa më shumë grupe studentore, gazetarë e ekonomistë vendas për të adresuar këtë dobësi të debatit publik në Shqipëri.

Tags: debatete marta liberaleUET

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Kurrë të dielave: A keni dhe ju muajin mars?

Wind of Change

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In