Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

by us er1
13/02/2023
in Bota, Globi
0

Numri i përgjithshëm i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në 36 mijë. Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë. Me kalimin e ditëve përpjekjet e autoriteteve po ndryshojnë, nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja, në ofrimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikosocial për miliona njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi.

Një pjesë e të mbijetuarve janë të shqetësuar për pasiguritë për të ardhmen.



Një grua 50 vjeçare, u nxorr gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur gjashtë ditë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8, që shkatërroi mijëra ndërtesa në Turqi, duke vrarë mijëra njerëz.

E mbijetuara nga qyteti Iskenderun është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Momente si këto janë frymëzim për ekipet e shpëtimit, ndonëse shpresat për gjetjen e të mbijetuarve tjerë po zbehen pas çdo ore që kalon.

Ndërkohë, miliona të mbijetuar të tërmetit, që goditi rajonet juglindore të Turqisë dhe Sirinë fqinje, po përballen me një të ardhme të pasigurt.

Ka nga ata që kanë mjetet për t’u larguar nga zonat e prekura. Ka nga ata që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të largohen.

Ka edhe nga ata që duan të qëndrojnë në shtëpitë e të parëve të tyre, por nuk e dinë se çfarë do të sjellë e nesërmja.

Në Adiyaman njerëzit presin radhën për t’u larguar nga qyteti. Shumë prej tyre ndihen të pasigurtë për të ardhmen.

Musa Bozkurt është në zi për familjarët e humbur, ndërsa thotë se nuk ka asnjë plan për të ardhmen.

“Po largohemi prej këtu, por nuk e dimë ç’do ndodhë aty ku do shkojmë. Nuk kemi asnjë plan. Nuk e di ç’do të ndodhë. Dëshira ime e vetme është që gruaja dhe fëmijët të jenë mirë”, thotë 25 vjeçari Bozkurt i cili humbi babanë dhe xhaxhanë nga tërmeti.

Të tjerë kanë një të ardhme më të qartë në mendje, si Evrim Sucu, e cila thotë se do të zhvendoset në Afyon të provincës Karahisar.

“Duam një vend pune dhe një shtëpi. Një jetë të re, fillim të ri. Do të përpiqemi të shërojmë plagët tona me ndihmën e qeverisë”, thotë ajo.

Të tjerë thonë se nuk kanë mundësi të largohen.

” Ne jemi të varfër. Qeveria po na thotë largohuni për një ose dy muaj. Si të largohem nga shtëpia ime? Këtu kam tokat bujqësore, si ti lë pas?”, pyet Fuat Ekinci, 55 vjeçar.

“Po përballemi me të ftohtin. Nuk kemi rrymë dhe ujë. Nuk mund të shkojmë askund. Po presim në të ftohtë me fëmijët tanë të vegjël. Ne edhe mund të durojmë, por fëmijët tanë të porsalindur jo. Çfarë të bëjmë me ta?”, thotë Mehmet Arslan një i mbijetuar tjetër.

“Do të presim pak sa të përfundojnë pasgoditjet. Ose derisa të jemi në gjendje të kthehemi në shtëpi. Nuk kemi çfarë të bëjmë për momentin. Jetojmë nën frikë”, thotë 35 vjeçari Osman Cavus.

Sipas një raporti të Konfederatës turke të Ndërmarrjeve dhe Bizneseve riparimi i dëmeve të tërmetit mund t’i kushtojë Ankarasë deri në 84 miliardë dollarë, ndërsa qeveria turke i ka vlerësuar dëmet në mbi 50 miliardë dollarë./voa/

Tags: frikëpasiguriTe mbijetuarit

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Tërmeti në Turqi/ Përleshje dhe të shtëna me armë, gjermanët ndalojnë operacionet e shpëtimit
Bota

Tërmeti në Turqi/ Përleshje dhe të shtëna me armë, gjermanët ndalojnë operacionet e shpëtimit

11/02/2023
Next Post
Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit

Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In