Kryesore

“Të miratohet Reforma Elektorale”/ Meta: Datën e zgjedhjeve do e dekretoj pa konsultim me partitë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 29/05/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një komunikim me gazetarët ka bërë të ditur se nëse Reforma Zgjedhore do të votohet ose me konsensus ose në mënyrë të njëanshme do të dekretojë menjëherë ditën e ardhshme të zgjedhjeve, pa bërë asnjë konsultim paraprak me partitë politike.


Teksa shpreh bindjen se qytetarët shqiptarë mezi presin një parlament të ri plotësisht legjitim, presidenti tha se në cilido mënyrë të votohet Reforma Zgjedhore parlamenti që do të zgjidhet do të jetë më legjitim sesa ky aktual.


“Unë kam qenë i parashikueshëm, se mendoj se këtu dalloj nga aktorët e tjerë, qofshin vendas, apo shqipfolës. Duhet të keni të qartë këtë gjë. Siç ju kam thënë vjet këtu që nëse nuk bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse Shqipëria do të ngelë në klasë, por do të marrë në qafë edhe Maqedoninë e Veriut dhe e mori në qafë, se është kriteri i Kopenhagenit, ato ekzistojnë dhe u shtuan kushte të reja.


Dekretet për zgjedhjet: unë shpresoj shumë, jam, i entuziazmuar, nga gjithë cicërimat. Mezi po pres ta duartrokas dhe kudo të jem do kthehem njëherë këtu që ta firmos dhe të lajmërojmë gjithë botën që kjo është arritje shumë e madhe. Tani e zëmë se palët nuk ranë dakord, nuk e dëshiroj, por do të shoh nëse miratohet në mënyre të njëanshme, mundësi ime është ta kthej njëherë për reflektim për çdo rast.


Pastaj si veprohet është në varësi të aktorëve të tjerë, por në çdo rast, me konsensusin, por edhe të njëanshme që nuk do të habiteshim se këtu ka zhvillime të befasishme. Përsëri si president i republikës do të bëj të qartë që në hapësirën kohore që kodi të më lejojë, do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve dhe nuk do të bëj asnjë konsultim formal me asnjë forcë. Se të gjithë mezi presin një parlament të ri plotësisht legjitim, por edhe sadopak më legjitim le të jetë sesa ky që është. Kjo do të thotë që të kemi të qartë që nëse kodi nuk miratohet me konsensus, zero, çeljesh negociatash të vendit me BE, jo deri në zgjedhjet qe vijnë, por edhe pas tyre.

Ecni në këtë rrugë konsensusi se kjo është rruga e mirë, kemi edhe kryesimin e radhës së OSBE dhe do të ishte turp i madh që vendi veç ngjarjeve me TK dhe mediat, Shqipëria të mos përmbushë rekomandimet e OSBE ODIHR-it”, u shpreh Presidenti.


Etiketa: , ,

Pas