Sot shënohet dita e dytë e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri. Procesi i vaksinimit po zhvillohet në 60 sportelet e stadiumit “Air Albania”, ndërkohë dozat e para po afrohen për bluzat e bardha që ndodhen në vijën e parë të “luftës” me Covid-19.
Në dyert e stadiumit janë paraqitur edhe të moshuar, ndonëse nuk janë lejuar të futen brenda. Dyndja e tyre ka ardhur si rezultat i mospasjes së një informacioni të saktë për nisjen e procesit të vaksinimit.
Nuk ka një datë për vaksinimin e tyre, pavarësisht se shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, pohoi se “të moshuarit do të fillojnë menjëherë krahas personelit shëndetësor”.