Aktualitet

Të ndarë nga koronavirusi, fotot e fëmijëve që luajnë vetëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 13/05/20 |
mapo.al

Fotot e fëmijëve që luajnë vetëm në një shkollë kanë shkaktuar zemërim tek njerëzit, të cilët më shumë se kurrë dënojnë rregullin e distancimit social.


Në këto imazhe të kapura në qytetin Tourcoing shihen disa fëmijë të mitur që janë nxjerrë nga mësuesit e tyre në oborr, por iu është caktuar një hapësirë me shkumës nga mësuesit ku mund të luajnë, të cilën nuk mund ta shkelin për shkak të rrezikut të koronavirusit.


Qeveria franceze vendosi në fundjavë rikthimin e fëmijëve në shkolla, 2 muaj pas mbylljes së tyre në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.


“Këto imazhe nuk mund të përtypen. Të thyejnë zemrën. Kjo nuk mund të quhet shkollë”, shkruajti në Twitter historiani Laurance De Cock.



Etiketa: ,

Pas