Nora Istrefi dhe Robert Berisha prej kohësh s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe.
Ata takohen shpesh për shkak të vajzës së tyre Renee, madje konsumojnë kafe apo dreka-darka me miqtë të përbashkët.
Dhe pse të ndarë, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit.
Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora sot.|
Duke qenë se ish-partneri i saj do të nisë një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në llogarinë e saj në Instagram.