Aktualitet

“Të ndërhyjnë ministrat!”/ Banorët e Selenicës, në protestë për anulimin e punës në rrugën e lumit të Vlorës (Foto)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:35 - 27/09/20 |
mapo.al

Dhjetra banorë të Selenicës dhe fshatrave përreth kanë protestuar mëngjesin e sotëm për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës. Me pankarta në duar, ata kërkuan rifillimin e punimeve në rrugë, duke e konsideruar këtë të fundit zhvillim për zonën.


“Ministrat të ndërhyjnë për ndërtimin e rrugës. Rama e prezantoi këtë investim, por u ndërpre”, u shpreh njëri banor ndërkohë që në pankartën e tij shkruhej: Kërkojmë rrugë, jo luks!


Sipas banorëve të Selenicës, bashkia është vënë në dijeni por nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në këtë çështje. Ata paralajmëruan sërish protestë nëse qeveria nuk nis punimet në këtë rrugë e cila lidh Peshkëpinë me Selenicën dhe më pas del në autostradën Levan-Tepelenë.


Popullsia e zonës arrin në mbi 40,000 banorë dhe përbën rreth 16% të të gjithë popullsisë së Qarkut të Vlorës. Në zonën në fjalë ka më shumë se 60 fshatra me një dendësi të madhe popullsie dhe veçanërisht moshë të re.


Risjellim në vëmendje se kryeministri Edi Rama është shprehur vjet në lidhje me rrugën e lumit të Vlorës së përveçse siguron lidhjen e fshatrave me qytetin bregdetar, duke nxitur mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë e agroturizmit, panorama fantastike pritet të nxisë zhvillimin e aktiviteteve sportive, të cilat eventualisht mund të sjellin transformimin e të gjithë luginës në atraksion turistik.


<
>
77777-640x266 1111111-640x324 44444-1-640x240

 


Etiketa: , ,

Pas