Aktualitet

Të nuhasësh koronavirusin, misioni i (pa)mundur i qenve francezë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:04 - 23/05/20 |
mapo.al

Programi është ende në fazë fillestare, por një skuadër veterinerësh francezë po shpreson shumë që të përdorë qentë për të nuhatur koronavirusin te njerëzit e infektuar, përmes erës së veçantë të djersës së tyre.


Skuadra kërkimore ka gati dy javë që punon për këtë projekt, duke përdorur qentë e kërkimit nga zjarrfikësit e “Seine-et-Marne”.


Qentë prezantohen me tre kampionë të ndryshëm, djersë nga një njeri që ka rezultuar pozitiv në test, një që ka rezultuar negativ dhe një neutral. Nëse qeni gjen kampionin e duhur, atëherë merr si shpërblim lodrën e preferuar.


Profesori Dominique Grandjean, i cili udhëheq studimin në Shkollën Kombëtare të Veterinarisë “Alfort”, thotë se djersa e njerëzve të infektuar me COVID-19 ka një erë karakteristike. Deri tani, qentë kanë arritur një nivel suksesi në 86%.


Megjithatë, studimi është në fazat fillestare dhe për t’u miratuar si i saktë do të duhen prova mjekësore. Nëse miratimi merret, Grandjean beson se qentë e parë mund të futen në punë brenda një muaji.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas