Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ai mbushi plot 39-vjeç dhe nuk kishte se si të mungonin urimet e shumta.
Mirëpo, duket se urimi që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i këngëtares Fifi, me të cilën Flori është përfolur shpeshherë se është në një lidhje dashurie.
“100 ma t’lumtunat e botës për ty! Të paça përjetësisht”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së postuar në Instastory.
Ndërkohë, vetë Flori ka zgjedhur të mos postojë asgjë për ditëlindjen e tij.